Shqipëria kundër deklaratës së BE për Kosovën, Rama: Brukseli nuk e priti mirë, por qëndrimi ynë nuk ndryshon

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria kundë rdeklaratës së Bashkimit Europian për Kosovën.

Ai tha se Brukseli zyrtar nuk e priti mirë këtë qëndrim të Shqiëprisë, por ky qëndrim nuk do të ndryshojë derisa në deklaratë të përfshohen edhe ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë, siç ishte vrasja e efektivit, por edhe mbajtja zi e Serbisë për terroristët e vrarë.

“Për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të BE. Ky fakt ka shkaktuar një përshtjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjellë Brukselit, pasi jemi përpjekur që deklarata të reflektonte edhe zhvillimet dramatike të ditëve të fundit, vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës dhe shpalljen e zisë kombëtare në Beograd për vrasjen e terroristëve.

Miqtë në Bruksel na kanë shpjeguar se nuk ishte e mundur diçka e tillë, pasi edhe deklarata e publikuar dje ishte konfrimimi nga vendet anëtare të BE i qëndrimit publik të datës 20 shtator nga Josep Borrell, pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes liderëve të Kosovës e Serbisë. Ne jemi përgjigjur se nuk kemi asnjë rezervë për deklaratën në lidhje me kërkesat e BE për Kosovën dhe Kosova duhet të reflektojë në dialogun e normalizimit.

Publikimi i kësaj deklarate duhet të bëhej njëkohësisht, apo të paktën të pasohej pa humbur kohë nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme që sapo përmenda. Na u tha se kjo nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarate ndaj Kosovës ishte mbështetur nga vendet anëtare dhe Shqipërisë i kërkohej linjëzimi me të.

Përgjigja jonë ishte negative dhe ky qëndrim i yni nuk është pritur mirë nga Brukseli, por qëndrimi ynë nuk ndryshon. Jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë. Ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin që krijon deklarata e djeshme.

Sot kam dalë për të shprehur shqetësimin serioz si asnjëherë më parë për rrezikshmërinë e lartë të situatës në veriun e Kosovës”, tha Rama ndër të tjera.