Ditën e sotme u dha lajmi se FATF ka marrë vendimin që Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave.
Duke folur në një konferencë të përbashkët para mediave, me ministrin Mete dhe guvernatorin Sejko, shefja e misionit të FMN në Shqëipëri, Anke Weber dha këshillat e saj. Ajo vuri në dukje se Shqipëria është prekur nga kriza e jetesës që ësjtë një krizë globale.
Weber theksoi se tani është koha e duhur për të avancuar drejt përmirësimit të biznesit për të ruajtur dhe zhvilluar kapitalin njerëzor ndërsa kërkoi që të bëhem përmirësime, nisur nga risku i keqmenaxhimit të PPP-ve në disa procese.
Weber tha se politika monetare duhet të kthehet tek normalizimi i kursit të këmbimit dhe se deurozimi i ekonomisë do të sillte një mbështetje për të ruajtur strategjinë e Bankës së Shqipërisë.
“Vlerësimi i lekut ka pasur një ndikim të mirë sepse ka përmirësuar nivelin e jetesës. Kemi bërë një studim për kursin e këmbimit në Shqipëri dhe rezulton me zhvillimin e turizmit. Sa i takon krizës së jetesës që është një krizë globale dhe Shqipëria është prekur dhe ne e kemi studiuar, ne kemi sugjeruar që të jepet mbështetje për shtresat në nevojë. Politika monetare është fokusuar në mënyrë të drejtë në disa pika dhe standarde kryesore, edhe pse ende mbetet në nivel të ulët. Ne besojmë se ekonomia ka hapësirë për manovër, ne parashikojmë një rritje 3.5 përqind në një strategji afatmesme të ekonomisë shqiptare. Një ndryshim i papritur i këmbimit, një ndryshim i pensioneve gjeopolitike ka sjellë disa kriza. Së dyti ekziston nevoja për qëndrueshmërien fiskale. Ne besojmë se një përpjekje e madhe për nevojat për financim do të ishte jo e mirë. Praktika më të forta për investimet publike do të sjellin më shumë përmirësime të përfitimeve, duke nisur nga risku i keqmenaxhimit të PPP-ve në disa procese. Politika monetare duhet të kthehet në kursin e qëndrueshëm, kthimi i inflacionit do kërkoj rritjen e normës bazë. Kursi i lirë i këmbimit ka sjellë përfitime të inflacionit. Deurozimi i ekonomisë do të sillte një mbështetje dhe nxitja e monedhës së shqiptare nga ana e qeverisë për të ruajtur strategjinë ekonomike të Bankës së Shqipërisë.”-tha Weber.