Shqipëri, një 30-vjeçar infektohet me linë e majmunit

Sëmundja infektuese e “lisë së majmunit” mbërrin në Shqipëri.

Referuar burimeve, mediat infomative në vend raportojnë se nga kjo sëmundje infektive është prekur një 32-vjeçar, i cili tashmë është shëruar plotësisht.

Ai fillimisht mori mjekimin e nevojshëm dhe u izolua, ndërsa pas trajtimit gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë dhe pa probleme.

Simptomat e kësaj sëmundjeje janë temperaturë, dhimbje trupi, ënjtje të nyjave limfatike, skuqje dhe puçrra që shndërrohen në flluska me kore.

Ato dalin zakonisht në duar fytyrë dhe organe gjenitale. Sëmundja përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë me personat e infektuar si prekje e lëkurës apo marrëdhënie intime.

Por një person mund të infektohet edhe nga kontakti i objekteve të kontaminuara si çarçafët, peshqirët apo rrobat.