Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në Kuçovë. Policia njofton se pranë derës së biznesit të shtetasit G.S ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kuçovë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.