Policia e Shtetit njoftoi se ka shpallur në kërkim një shtetas 34 vjeçar nga Elbasani me inicialet L.A pasi dyshohet se ka vjedhur 3 teqe të ndryshme në rrethin e Kolonjës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është autori i vjedhjes në tre objekte kulti (teqe), konkretisht më datë 22.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Starje, më datë 24.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Kreshovë dhe më datë 29.09.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Gjonç, Kolonjë. Vijon puna për kapjen e shtetasit L. A”, thuhet në njoftimin e policisë.