Shkuan me pushime në Sarandë, dy të rinjtë humbin kontaktet me familjarët prej një jave

Dy të rinj kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre prej një jave. Policia njofton se ka qenë një 47-vjeçare nga Tirana që ka denoncuar se ka humbur kontaktet me familjarët e saj, 22 dhe 25 vjeç. Këta të fundit janë larguar më datë 23.04.2025, për pushime në Sarandë ndërsa prej datës 1 Maj nuk ka komunikuar më.

“L. Q., 47 vjeçe, se prej datës 01.05.2025, ka humbur kontaktet me familjarët e saj, shtetasit R. Q., 22 vjeç dhe E. D., 25 vjeçe, të cilët sipas deklarimit të saj, janë larguar më datë 23.04.2025, në Sarandë, për pushime”, njofton policia.

Në bashkëpunim me Policinë e Sarandës, po kryhen kërkime për gjetjen e 2 shtetasve.