Shkrihet Rithemelimi me rebelët, Bardhi nënkryetar dhe 6 deputetë futen në Kryesinë e Berishës

Pas përçarjes më shumë se 2-vjeçare brenda PD, dy grupimet Bardhi-Berisha u bashkuan duke mbledhur fuqitë teksa zgjedhjet e 2025 nuk janë larg.

Pas deputetët e dy grupimeve janë bërë bashkë kohët e fundit duke bashkuar edhe firmat e duke ankimuar ne Gjykaten Kushtetuese disa nga ligjet e miratuara nga qeveria Rama, ky bashkim mes demokratëve është finalizuar edhe më tej duke lënë pas akuzat ndaj njeri tjetrit dhe duke u ‘shkrirë’ në një.

Grupit të Rithemelimit, që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, pritet që t’i bashkohen si dy nënkryetaret e rinj, përveç Luçiano Boçit dhe Oerd Bylykbashit, edhe Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

Emri i Bardhit nuk është surprize, pasi në mbledhjet e fundit te Rithemelimit, është propozuar nga vetë deputetët për këtë post.

Procesi për zgjedhjen e drejtuesve të partisë pritet të mbyllet të martën në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Po ashtu pritet të ketë ndryshime në Kryesi, ku do të bashkohen edhe disa emra nga grupimi i Bardhit.

Përkatësisht emrat e rinj të anëtarëve të kryesisë pritet të jenë Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Tomor Alizoti, Ferdinand Xhaferri, Helidon Bushati dhe Ervin Salianji, së bashku me Bardhin dhe Gjekmarkajn që do jenë anëtarë kryesie për shkak të funksonit.

Të gjitha kështo ndryshime do të votohen nga anëtarët e Këshillit Kombëtar ndërsa ky proces përmbyll edhe zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë.

Sinjalet për kalimin e Bardhit tek Rithemelimi ishin dhënë prej kohësh, por pritej vetem zyrtarizimi.