Shkoi për t’i grabitur shtëpinë, hajduti dhunohet nga pronari i banesës

Një 33-vjeçar është dhunuar nga pronari i banesës ku ai kishte shkuar për të grabitur. Policia njofton se i riu është arrestuar nga blutë e Tiranës ndërsa pronari i banesës, i cili goditi me grushte 33 vjeçarin është proceduar në gjendje të lirë pasi ka vepruar në kushtet e vetëgjyqësisë.

“U arrestua shtetasi A.Z., 33 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.L., pasi dyshohet se 33-vjeçari ka tentuar të vjedhë me dhunë në banesën e shtetasit S.L., i cili, me vetëgjyqësi, e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftim.