SHIFRAT/ PS thellon rezultatin në Tiranë, rritet Partia Mundësia

Partia Mundësia e Agron Shehajt vijon të renditet si forcë e tretë në qarkun e Tiranës, duke lënë pas PSD-në, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe partitë e tjera.

Të dhënat zyrtare pas numërimit të 453 QV nga 1282 në total tregojnë se Mundësia ka siguruar 7188 vota, ose 4.92% të votave.

Ndërkohë PS kryeson në Tiranë ku ka marrë 71379 vota ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50357 vota. Sic duket PS ka thelluar rezultatin në krahasim me PS me 21 mijë vota më shumë.

Më pas renditen PSD me 5009 vota dhe Nisma-Shqioëria Bëhet me 4390.