Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë vijon procesi i rinumërimit të kutive të votimit për qarkun e Fierit. Sipas të dhënave të KQZ, deri tani janë hapur 283 kuti nga 587 që janë në total, ose rreth 47% e tyre deri në ora (12:00).
Deri tani, Partisë Demokratike i janë zbritur 76 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 19 vota nga procesi i rinumërimit.
Po ashtu dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit rezulton të ketë marrë 6 vota të pameriturara nga numërimi më 11 maj.
Këto shifra i zbehin shpresat Adriatik Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt nga të dhënat e KQZ i janë hequr 10 vota.
Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme që të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç, por shifrat e kutive konfirmojnë të kundërtën.
Deri tani, Partia Mundësia ka rikuperuar dy vota në Fier, të cilat i ishin mohuar nga numërimi fillestar. Edhe PartiaSocialdemokrate e Tom Doshit ka rikuperuar tre vota.
Sipas projeksioneve të deritanishme, as në qarkun e Fierit nuk pritet të ketë ndryshime në rezultat.