SHIFRAT/ Diaspora votoi për herë të parë, sa është pjesëmarrja e zgjedhësve nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe shifrën e pjesëmarrjeve të votuesve të diasporës. Sipas të dhënave zyrtare, 79.24% e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votes në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të diel.

Konkretisht në KQZ kanë mbërritur 194889 nga 245935 zgjedhës të regjistruar nga jashtë.

Procesi i numerimit të votave të diasporës do të zhvillohet në Parkun Olimpik. Diaspora votoi për herë të parë dhe votat e emigrantëve pritet që të jenë një faktor në këto zgjedhje.