Sherri me grushte në Bilisht, lirohet vëllai i deputetit Bledion Nallbati

Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu Alti Nallbatin, vëllain e deputetit demokrat, Bledjon Nallbati, të cilët u përfshin në një sherr të dhunshëm pak ditë më parë.

Alti Nallbati u arrestua nga policia dy ditë më parë pas sherrit me një shofer kamioni.

Konkretisht, më datë 3 Maj, Alti Nallbati ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shoferin, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte.

Ndërkohë ka qenë deputeti i PD, Bledjon Nallbati i cili e dhunoi shoferin e kamionit.

Njoftimi i gjykatës:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 06.05.2025 ora 12.30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktimin e masës së sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.N i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 274/1 dhe 293 të Kodit Penal.

Gjykata, në përfundim të gjykimit, vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për këtë shtetas.