Një sherr i dhunshëm mes disa të rinjve ndodhi mesditën e djeshme në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Një ditë pas ngjarjes, policia e kryeqytetit njofton se si pasojë e konfliktit janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç. Ndërkohë tre të tjerë janë proceduar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre.
Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop)”- njofton policia.