Sherr mes tre vëllezërve në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit, ku një konflikt i çastit mes vëllezërve ka përfunduar me plagosje me thikë.

Sipas policisë, një 29-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika e përdorur në ngjarje.