Sherr mes fqinjëve në Kavajë, komshiu plagos me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur dy komshinjtë e tij, Sami dhe Nadire Disha.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale mes autorit dhe çiftit të plagosur duke u përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

Autori është identifikuar si Shpëtim Osma, dëshmia e të cilit do të zbardh më tej motivet e kësaj ngjarjes. Ndërkohë nuk dihet ende se si është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve. Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen dhe motivet e saj.