Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar sot pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Mësohet se në konflikt janë përfshirë 5 adoleshentë, ku njëri prej tyre është dërguar në spital ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat.
Sa i takon të plagosurit, edne nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Sherri mes tyre ka qenë i dhunshëm dhe kanë ndërhyrë forcat “Shqiponja” për t’i ndarë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes adoleshentëve, por policia po merr në pyetje të rinjtë për të mësuar arsyet.
Kujtojmë së kjo ngjarje vjen pas asaj të regjistruar pak ditë më parë pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ku pas një sherri mes të miturve u vra 14 vjeçari Martin Cani.