Një sherr i pazakontë është regjistruar në Marinëz të Fierit gjatë orëve të fundit. Policia njofton se një 41 vjeçar është konfliktuar me vjehrrën e tij. Nuk dihet se si ka nisur sherri, por blutë e Fierit thonë se dhëndri dhe vjehrra kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Policia ka nisur procedim penal për 41-vjeçarin dhe nënën e bashkëjetueses së tij, pasi kanë goditur njëri-tjetrin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, bën me dije policia.