Sherr brenda zyrës së PSD te Ali Demi, Policia: Gjenden dy fishekë

Një sherr është regjistruar në zyrat e PSD në zonën e Ali Demit në Tiranë. Policia thotë se është njoftuar përmes një telefonate në lidhje me konfliktin dhe pasi uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes është konstatuar i dëmtuar me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak. Aktualisht po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt në zyrën elektorale, të cilët janë larguar me një makinë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.