Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji dy të rinj që kanë mbetur viktima

Autoritetet në Baltimore kanë gjetur dy trupa të pajetë brenda një kamioni, që u zhyt në ujë pas rënies së urës.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur një anije mallrash me flamurin e Singaporit përplasi urën, duke bërë që ajo të shembej e gjitha.

Tetë punëtorë ishin në krye të detyrës gjatë kohës së aksidentit dhe po punonin për disa riparime në urë.

Dy prej tyre u shpëtuan në orët e para, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Kërkimet vazhdojnë për gjetjen e katër trupave të tjerë të të zhdukurve.

Të gjithë ata janë deklaruar të vdekur.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Policia e Shtetit të Maryland tha se viktimat janë Alejandro Hernandez Fuentes, 35 vjeç dhe Dorlian Ronial Castillo Cabrera, 26 vjeç, teksa dy punëtorët u gjetën nga zhytësit nga brenda kamionit.

Fuentes është me origjinë nga Meksika dhe Cabrera është nga Guatemala. Por zhytësit nuk mund të kërkojnë të sigurtë në lumë për shkak të betonit dhe mbeturinave të gjetura në ujë, tha policia.