Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, zhvilloi një takim me qytetarët e Paskuqanit, tregoi dallimin mes Partisë Mundësia dhe forcave të tjera politike, sidomos atyre të reja.
Ai tha se këto forca politike janë të reja në oshë por me mendësi të vjetër, teksa theksoi se qëllimi i forcës së tij politike është ndryshimi, dhe jo maksimizimi i rezultatit, ndaj nuk u bashkua me asnjë parti tjetër.
“Të gjithë do kishin dashur të bëhemi bashkë, por koha ka treguar që ne nuk jemi dhe aq të ngjashëm sa dukemi. Mund të dukemi të rinj, por jemi shumë ndryshe. Në këto 3 muaj të gjithë kanë parë sa ndryshe jemi dhe përditë po e kuptojnë qytetarët që të jesh i ri nuk do të thotë të jesh i ri në moshë, por të jesh ndryshe nga partitë e vjetra.
Po të kishim synim thjesht të maksimizonim rezultatin, do kishim zgjedhur bashkimin, por ky që kemi marrë është një projekt politik afatgjatë. Ne shohim përtej zgjedhjeve të ardhshme dhe jemi të vetëdijshëm se gjërat me vlerë nuk arrihen nëpërmjet rrugës së shkurtër, duke bërë pazare, pavarësisht dallimeve”, tha Shehaj.
Kreu i Mundësisë u shpreh se forca e tij politike nuk bën premtime popullsitë duke premtuar qiqra në hell, por thonë që njerëzit do bëhen të pasur nëse ekonomia rritet, duke i lënë qytetarët t’ia dalin me punën e tyre.
“Nuk është ky vizioni ynë. Ne vijmë nga puna dhe e dimë se çdo gjë arrihet me punë dhe këmbëngulje, dhe kjo na dallon nga gjithë të tjerët. Dje, në një diskutim me një analist, më tha: Agron, ti je i vetmi që nuk keni zgjedhur rrugën e popullzimit, duke ju premtuar njerëzve qiqra në hell.
Ne jemi të vetëdijshëm se zgjidhjet nuk vijnë prej premtimeve, por duke iu shpjeguar shqiptarëve se si do rriten të ardhurat e shtetit për të arritur këto përfitime. Dhe kjo na dallon nga gjithë të tjerët. Ne e dimë se paratë nuk bien nga qielli, por arrihen me punë dhe sakrificë.
Të gjitha paratë e tjera bëjnë llogari kujt do ia japin paratë, por nuk thonë kujt do i marrin paratë. Nuk mund të printosh para’, paratë do ia marrin qytetarëve. Këtu ndryshojmë ne nga popullzimi i tyre.
Ne themi që njerëzit do bëhen të pasur nëse ekonomia rritet dhe i lëmë qytetarët t’i lëmë t’ia dalin me punën e tyre”, u shpreh Shehaj.