Shehaj e akuzoi për mbetjet toksike, Mirela Kumbaro i shmanget debatit dhe largohet, Braçe e kritikon: Duhet të rrinte këtu

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Agron Shehajt dhe disa prej ministrave të qeverisë, në lidhje me skandalin e mbetjeve toksike.

Pas akuzave të Shehajt mbi qeverinë se ka lejuar trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike, ministrja Kumbaro, në rolin e mjekes popullore, ka dhënë disa leksione se si duhet pastruar zëri, dhe më pas është larguar nga salla duke iu shmangur përgjigjes së Shehajt.

Por veprimi i saj është kritikuar nga Erion Braçe, i cili u shpreh se ministrja ka detyrimin të qëndrojë dhe të respektojë deputetë, e jo të largohet pavarësisht zërit apo modelit të flokëve të kolegëve.