Shehaj: Balluku të japë dorëheqjen, është kapur duke vjedhur

Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj foli jashtë dyerve të Kuvendit pasi u përjashtua nga seanca, për shkak se i kërkoi zv.kryeministres Belinda Balluku që të fliste për tunelin e Llogarës, çështje për të cilën ajo është marrë e pandehur nga SPAK.

Shehaj i bëri edhe njëherë thirrje Belinda Ballukut të dorëhiqet pasi është kapur duke vjedhur ndërsa kishte edhe një thirrje për opozitën që të reagojnë.

Sipas Shehajt, edhe pse Balluku është kapur duke vjedhur, vjen në Parlament sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke i kërkuar opozitës që të ndalojnë një te pandehur, dhe jo të largohen nga salla, siç bën kur mori fjalën numri dy i qeverisë.

“Zv kryeministrja është e pandehur nga SPAK dhe vjen në Parlament sikur s’ka ndodhur asgjë, vjen na bën moral. Unë i bëj thirrje deputetëve të opozitës, të reagojmë. Të ndalojmë që një e pandehur të dalë dhe ti bëjë moralin deputetëve.

Ndërkohë që SPAK nxjerr para drejtësisë të gjithë me radhë, janë dy zv kryeministra dhe dalin aty me kokën lart, jo si hajdutë. Na bëjnë moral. Ajo duhet të japë dorëheqjen. Duhet të merremi me Ballukun sepse është kapur duke vjedhur”, tha Shehaj.