Shefi i Policisë në shërbim të Gëzim Çelës, nga kontrollet fiktive të banesës te transportimi, zbulohet lidhja me një tjetër shef Komisariati

Shefi i komisariatit te Kurbinit është pjesë e grupit të Gëzim Çelës nga Fushë-Kuqa dhe Arben Dalipit në Vlorë. Përmes hetimeve të kryera që në muajin Gusht, SPAK dhe BKH kanë zbuluar se Dritan Metaj i shërbente Gëzim Çelaj.

Shërbimi vinte duke e transportuar dhe duke i krijuar garanci që Gëzim Celaj të mos kapej nga forcat e policisë edhe pse kërkohej prej disa vitesh për një dënim me 10 vite burgim.

Metaj mësohet të ketë kryer  kryer kontrolle fiktive në babesën e Celaj duke krijuar procesverbale falso.

Për me tepër në telefonin e shefit të komisariatit Kurbin Dritan Metaj, janë gjetur biseda të hollësishme për transportimin e baronit të drogës nga njëra bazë në tjetrën me qëllim shmangien e arrestimit nga policia.

Të gjitha këto veprime kryheshin për shkak të përfitimeve finaciare që merte Dritan Meta nga Gëzim Çelaj.

Lidhja mes Gëzim Çelaj dhe Dritan Metaj ka qënë ish-shefi i komisariatit të Tropojës, shtetasi Arlind Ismailukaj.