Policia ka sekuestruar 72 armë zjarri në shtëpinë e legjendës së ekranit francez Alain Delon, i cili nuk ka leje për asnjërën prej tyre, thanë prokurorët të martën.
Oficerët gjetën gjithashtu më shumë se 3,000 fishekë dhe një poligon qitjeje në shtëpinë e tij në Douchy-Montcorbon, 135 km në jug të Parisit.
“Delon nuk ka autorizim që do ta lejonte atë të zotëronte një armë zjarri”, tha prokurori lokal Jean-Cédric Gaux.
Delon ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore që nga një goditje në tru në vitin 2019 dhe kohët e fundit ka qenë në qendër të lajmeve për shkak të një grindjeje familjare.
Delon është shfaqur rrallë në ekran që nga vitet 1990 dhe paraqitja e tij e fundit publike ishte në festivalin e filmit në Kanë në 2019.
Sidoqoftë, ai mori pjesë në funeralin në Paris të mikut dhe yllit të tij Jean-Paul Belmondo në shtator 2021.