Një tentativë grabitjeje me armë është regjistruar sot në qytetin e Vlorës. Një person nën kërcënimin e armës u është afruar një çifti, të cilët sapo kishin dalë nga një bankë e nivelit të dytë.
Grabitja mbeti në tentativë pasi viktimat kanë bërtitur, duke detyruar grabitësin të futet në një makinë që e priste aty pranë dhe të largohet në drejtim të paditur.
Ndërkohë, policia ka marrë dëshminë e çiftit dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit.