Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë bashkuar në tapetin e kuq përpara Pallatit të Kongreseve, ku pritet të nisë edhe Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”.
Ata kanë pritur me radhë liderët e vendeve pjesëmarrëse në këtë Samit, mes të cilëve është edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe disa nga liderët e Bashkimit Europian.
Vjosa Osmani pasi u takua me Ramën dhe Zelenskyn, i tha këtij të fundit se do të japë gjithë mbështetjen deri në fitoren e Ukrainës ndaj agresorëve rusë, teksa për mediat u shpreh se do të kërkojë edhe njohjen e Kosovës nga Ukraina.