Samiti në Tiranë/ Vjosa Osmani: Presim veprime konkrete për anëtarësimin në BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në mbërritjen në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian foli para gazetarëve për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Sipas presidentes Osmani politikat e jashtme të Kosovës anë në një linjë me ato të BE-së, prandaj dhe shtetet Europiane marrë shkas nga ky samit duhet të ndërmarrin veprime konkrete për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Vjosa Osmani u ndal shkurtimisht edhe te dialogu Kosovë-Serbi, ku tha se fillimisht BE duhet heqë masat, pasi në jetë mënyrë dëmtohet dhe vetë kredibiliteti i Bashkimit Europian.

Më me rëndësi se sa bisedimet ME Serbinë, janë ato të Kosovës me Bashkimin Europian. Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në BE që para 2 viteve, por për fat të keq akoma nuk kemi një gjë konkrete, për shkak të disa komunikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare. Meqë ky është Samiti i gjashtë i Komunitetit Ekonomik Europian, ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura për anëtarësim të ketë dhe veprime konkrete, për arsye se ky samit po ashtu mbahet në Ballkanin Perëndimor është shumë me rëndësi që të kemi rezultate konkrete për shtete si Kosova e cila është 100% në linjë të plotë me qëndrimet e Bashkimit Europian për politikën e jashtme. Sa i përket dialogu Kosovë-Serbi duhet të flasim pikë së pari për heqjen e masave nga Bashkimi Europian sepse kjo dëmton vetë kredibilitetin e Bashkimit Europian”, tha Vjosa Osmani