Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për mediat pas seancës plenare të Kuvendit, që u mbyll për shkak të bllokimit që i bëri opozita karrigeve të ministrave.
Ai tha se mazhoranca përdhosi Kuvendin në seancën për rezolutën për Kosovën, teksa shtoi se PS nuk kishte të drejtë që të rrëzonte 3 Komisionet Hetimore që u kërkuan nga opozita.
Salianji ka paralajmëruar kryeministrin Rama dhe socialistët se opozita do t’u japë përgjigjen që meritojnë nëse vazhdojnë me të tilla qëndrime.
“PS nuk ka lidhje me fjalën, ligjin, me zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores. Një seancë siç ishte solemne për Kosovën, PS vendosi që të përdhosë Kuvendin, për ta përdhosur atë. PS nuk ka të drejtë as qeveria, që të rrëzonte 3 komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.
Ndaj ishte komisioni hetimor për konfliktin e interesit. Ne po themi që të diskutojmë që të diskutojmë për çështje që kanë interes për kontroll parlamentar. Nuk ka për të pasur normalitet dhe parlamentarizëm kështu. Ne kemi një akt që na bashkon dhe është kushtetuta. Nëse PS nuk e zbaton ne do japim përgjigjen tonë”, tha Salianji.