Salianji në konferencën e fundit përpara dorëzimit në polici: Më dënuan politikisht me urdhër të Fatmir Xhafajt, në 6 Tetor të gjithë bashkë…

Ervin Salianji ka mbajtur konferencën e fundit përpara se të dorëzohet në polici, pasi u dënua dje me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit për shkak të dosjes “Babale”.

Ai u shpreh para gazetarëve se është dënuar politikisht me urdhër të Fatmir Xhafajt, pasi denoncoi vëllanë e këtij të fundit dhe e detyroi të dorëzohej te autoritetet italiane që e kishin dënuar me 4 vite heqje lirie.

“Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama e paralajmëroi vendimin në seancë. Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor dje? Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendim, çfarë e detyroi të shkelte standardin?

Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë e shqetësoi nga ky vendim”, tha Salianji.

Ai u shpreh se kjo ishte një goditje nën brez që i bëhej për të kënaqur grupet kriminale, teksa shtoi se nuk do të shkojë në burg si kallëzues i rremë, por si një politikan i ri i opozitës.

“Ata u provuan qartësisht që nuk janë funksionarë shteti, por pupacë të narkoshtetit.

Unë kam një kontribut në PD, kam denoncuar afera korruptive. Unë nuk shkoj në burg si kallëzues i rreme sic pretendon gjykata e Belindëes së PS apo e Gencëve përfaqësuesve të PS në KQZ, por shkoj si një politikan i ri i opozitës, si një model i ri që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik. Janë shumë nga ata që më thonë

Kjo është një goditje nën brez për të kënaqur epshet nën brez të grupeve kriminale. Por unë e di që kjo është mënyra më e mirë për ti thënë demokratëve dhe miqve që njeriu vlen nëse nuk përkulet, nëse kundërshtarin e përballon me cdo mjet. Sic e kam treguar në cdo përballje elektorale. Të njëjtën gjë do bëj edhe në këto momente. Nuk më trembin mua dhe opozitën. Përballë do më kenë sot, pas një viti, do më kenë gjatë këtij viti, e kështu me radhë derisa të rrëzohen”, tha ndër të tjera Salianji.

Deputeti demokrat tregoi edhe se kishte firmosur kallëzimin ndaj Fatmir xhafajt, ku ish-ministri akuzohet për 5 vepra penale, ndërkohë që ftoi të gjithë qytetarët që të bashkohen në protestën e 6 Tetorit në Tiranë.

Përballë do të më kenë sot, pas një viti, gjatë këtij viti, e kështu për vite me radhë, derisa këta të rrënohen. Burgosja ime është pjesë e planit të Ramës. Si ka mundësi që krerët e opozitës duke filluar bga Berisha janë në burg ose në procedim? Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë.

Unë çorra fasadën me denoncime dhe prova, dhe këta përpëliten e mendojnë si të mjerë që do të më mposhtim me burg. As që mund të mendohet, dhe as që e mendoj të dorëzohem. Nuk do të dorëzohemi është dita jonë e forcës. Më 6 tetor në Tiranë duhet të jemi të gjithë bashkë për të mbytur gëzimin e ligë se po shfarosin PD-në. Nuk e bëjnë dot. Sot është kurrë, është një deklaratë nga ana ime, siç e kam paralajmëruar gjatë javës sapo kam firmosur kërkesën për fillimin e hetimit pasuror për Fatmir Xhafën drejtuar SPAK”, u shpreh ai.