Sali Berisha akuza ndaj Artan Lames: Ka zhdukur 13 mijë tituj pronash nga Kadastra, do japë llogari për gjithçka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kreut të Kadastrës, Artan Lames, pasi tha se ky i fundit ka vjedhur 13 mijë tituj pronash nga ky institucion.

Sipas tij, këto prona janë zhdukur me arsyetimin se kanë patur çrregullime, teksa shtoi se Lame dhe të gjithë “hajdutët e tij” do të japin llogari për të gjitha këto.

“Edi Rama dhe larot përdorën argument ndaj meje ndryshimin e institucioneve për kthimin e pronave. Në këtë rast shtoj se ishte ky model që arriti në digjitalizimin e Kadastrës. Proces të cilin pas certifikimit nga Banka Botërore, kjo e fundit e rekomandoi edhe për vende të tjera.

Në këtë Kadastër digjitale, Artan Lame dhe hajdutët e tij kanë zhdukur 13 mijë tituj pronash me pretendimin se kishte çrregullime. Artan Lame do japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin digjital sepse ka një arkivë fatmirësisht”, u shpreh ai.