Seanca plenare në Kuvend ditën e sotme u shoqërua me debate të shumta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Madje, kaluan edhe në fyerje personale mes Ina Zhupës dhe Erion Braçes, çfarë bëri që kryetarja Elisa Spiropali të mbyllte seancën plenare pa u zhvilluar interpelanca e kërkuar nga opozita me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliut.
Por, në përfundim të seancës, deputeti Saimir Korreshi nuk ka mundur të gjejë xhupin e tij. Në një postim në rrjetet sociale ai akuzon mazhorancës se ia kanë “vjedhur”, teksa tregon edhe foton në mëngjes që e kishte veshur.
“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u perplasen me njeri tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet. Jo per gje po kam dhe shamin e qurreve ne xhep.
(Prova qe isha me xhup ne mengjes) ”, shkruan Korreshi.