Një sulm me raketë nga ushtria ruse ka vrarë 51 persona në fshatin Hroza, pjesë e rajonit të Kharkivit. Mes viktimave është edhe një djalë 6 vjeç.
Autoritetet ukrainase thanë se ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve që nga fillimi i luftës. Forcat ruse shënjestruan një lokal dhe një dyqan të fshatit, i cili ka vetëm 330 banorë, që do të thotë se 1 në 6 banorë mbeti i vdekur nga sulmi.
“Të gjithë viktimat ishin banorë të fshatit, të gjithë civilë dhe asnjë pjesë e ushtrisë ukrainase. Nuk ka patur asnjë makinë apo objekt ushtarak që Rusia mund ta godiste. Ky është sulm mbi civilët”, tha shefi i policisë së Kharkivit.
Ushtria ruse ka sulmuar shumë herë civilët në Ukrainë, në pamundësi për të goditur ushtrinë ukrainase, që tashmë është përforcuar me armë perëndimore. Javën e kaluar një tjetër sulm me raketë vrau 16 qytetarë, mes të cilëve edhe një foshnje 11 muajshe.