Prokuroria e Posaçme ka paraqitur prova të reja në lidhje me gjyqin që po zhvillohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Raportohet se provat e reja ishin transkiptet e bisedave në SKY Ecctë Dritan Rexhepit me Altin Hajrin e Gentian Funiqin, që SPAK i mori përmes letërporosive nga partnerët gjatë muajit prill.
Për ngjarjen e rëndë është dënuar me burgim të përejtshëm Festim Bexhdilli, i cili ishte kopshtari i kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.
SPAK e akuzon Dritan Rexhepin si porositës, pasi dyshohet se vëllai i Jan Prengës vodhi 283 kg kokainë në Angli, por Rexhepi thotë se nuk ka pasur asnjë informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin e Portsmouth.
Ai ka mohuar edhe lidhjen me Gentian Funiqin, (Doçi), për të cilin thotë se nuk ka pasur asnjë njohje, edhe pse kanë qenë në një burg në Ekuador dhe organi i akuzës dyshon se bashkë me të dhe pronarin e kompleksit Golden, Altin Hajri kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Rexhepo thotë se në 2019 kur ndodhi vrasja e Prengës ishte i burgosur në Ekuador dhe vuante dënimin me 13 vjet burg për trafik droge.