Rrahu me grushte e sende të forta 82 vjeçarin dhe i mori 55 000 lekë, arrestohet i riu në Gramsh

Një 19 vjeçar nga Gramsh është ëënë në pranga pasi ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 82-vjeçar, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë.

Klajdi Jaupi nga fshati Gjerë, ditën e djeshme ka shkuar në fshatin Poroçan ku ka goditur me sende të firta M.R 82 vjeç dhe i ka marrë atij 55 mijë lekë.

Policia ia ka gjetur paratë të riut dhe ja ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi M. R. ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.