Rokadës nuk i shpëton as Policia e Shtetit. Këtë të premte janë bërë disa ndryshime drejtuesish në disa prej komisariateve në Policinë e Shtetit.
Bëhet me dije se Idriz Daulle, nga zëvendësdrejtor i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr.5 po në Tiranë.
-Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr.5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
-Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
-Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
-Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
-Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
-Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.
Kjo lëvizje vjen një ditë pas shkarkimit nga detyra të kreut të Policisë së Shkodrës Fatnmir Lleshaj dhe shefi i komisariatit, Nik Nikollaj për ndërtimet pa leje në Theth.
Vendimin e bëri publik kryepolici Ilir Proda, në një deklaratë të ashpër për media. Përmes saj, Proda dërgoi një mesazh për çdo drejtuesë qarku e shef komisariati në vend.