Pas protestës së opozitës në parlament ku u dogjën disa karrige, ka reaguar edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri.
Ashtu si ambasada e SHBA dhe ajo e BE, njëlloj dhe Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.
“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në reagim, ndërsa më tej dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime.
Reagimi i plotë
Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.
Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.