Reporterja për Shqipërinë në PE paralajmëron qeverinë: Do ndjekim zbatimin e ligjit për zonat e mbrojtura

Reporterja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së, Isabel Santos në një konferencë për mediat në Tiranë u ndal te ndryshimet e bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, të miratuara pak javë më parë vetëm me votat e mazhorancës.

Santos paralajmëroi qeverinë se Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër ligjin për zonat e mbrojtura dhe mënyrën se si do të zbatohet.

Më herët, edhe delegaconi i BE në vendin tonë reagoi për miratimin e ligjit, që i hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura, duke thënë se do të ndiqte me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Ndërkohë u ndal edhe tek liria e mediave. Santos tha se duhet të përmirësohet mjedisi për gazetarët dhe shtoi se vëmendja e PE do të jetë edhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.

‘Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave. Integrimi i pakicave është po kaq i rëndësishme është një temë e rëndësishme. Kjo është një çështje e rëndësishme ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidar edhe të fortë. Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE-së për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po e ruan vendin në sferën globale.- tha Santos.