Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë, shkon në 2 numri i viktimave

Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e aksidentit që ndodhi një ditë më parë në aksin Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Mësohet se pas drejtuesit të kamionçinës Alfred Hasan, i cili ndërroi jetë në vend pasi u përplas me barrierat anësore të rrugës, këtë të martë ka ndërruar jetë edhe pasagjeri, Artan Muho

Ky i fundit ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, por për shkak të plagëve që mori humbi jetën sot në spital.

Aksidenti i rëndë u regjistrua dje rreth orës 14:15, ku kamionçina ku udhëtonin dy viktimat u godit nga pas nga një automjet tip “Dacia” me drejtuese 28-vjeçaren italiane, Angela Tanzillo. Kjo e fundit është shoqëruar për në komisariat.