RASTËSI? Në ditën e lindjes së Enver Hoxhës, në mauzoleun e DIKTATORIT, Rama mbledh liderët e Europës

16 Tetori i vitit 2023 do të mbahet mend si hera e parë kur Samiti i Procesit të Berlinit u zhvillua në një vend jo anëtar të Bashkimit Europian, pasi liderët u mblodhën në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Kryeministri Edi Rama priti një nga një të gjithë liderët e Europës dhe rajonit, teksa në ambientet e restauruara të Piramidës po zhvillohet mbledhja, ku temë kryesore do të jetë ekonomia.

Për koinçidencë, 16 Tetori në Shqipëri nuk është një datë e zakonshme. Për vite me radhë, kur në vendin tonë regjimi komunist sundonte me dorë të hekurt, 16 Tetori do të ishte ditë feste, pasi në këtë datë në vitin 1908 lindi Enver Hoxha, një nga diktatorët më të egër që bota ka njohur.

Por nuk mbaron me kaq, pasi liderët e Europës jo vetëm që janë mbledhur në Shqipëri në ditën e lindjes së diktatorit, por mbledhjen po e zhvillojnë në godinën që u ndërtua për të qenë MAUZOLEU i Enver Hoxhës.

Pra, në ditën e lindjes së diktatorit, në mauzoleun e Enver Hoxhës, sot mblidhen përfaqësuesit e shteteve që për më shumë se 45 vite ishin armike të Shqipërisë. Rastësi? Nuk e dimë!