Me “bekimin” e Ramës do të investojnë në ishullin e Sazanit, Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitë në Shqipëri

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner ndodhen në Shqipëri, ndërsa nuk dihen nëse vizita e tyre është turistike, apo lidhet me projektin e tyre për ta shndërruar ishullin e Sazanit në një resort me 5 yje.

Vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan kanë qëndruar në Vlorë dhe po ashtu kanë zhvilluar një vizitë në ishullin e Sazanit, ndoshta për të parë edhe njëherë vendin ku do të investojnë 1,4 mld €.

Burime për mediat bëjnë me dije se Jared Kushner dhe Ivanka Trump në dy ditët kur kanë qëndruar në Shqipëri kanë zhvilluar takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

Koj nuk është hera e parë që çifti vjen në Shqipëri. Në vitin 2021 ata zgjodhën të kalojnë disa ditë në vendin tonë, ku vizituan ndër të tjera edhe ishullin e Sazanit. Po ashtu edhe në 2024-ën.

Kujtojmë se qeveria shqiptare i hapi rrugën shndërrimit të Sazanit– ishullit më të madh që ka Shqipëria, nga një bazë ish ushtarake në resort elitar për të pasurit. 

Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama “bekoi” me statusin e investitorit strategjik kompaninë, që ka lidhje me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. 

Një ditë më parë, “The Guardian” shkroi një artikull për këtë investim ku thuhej se vendasit e cilësojnë Sazanin si “Ishulli i Trump-ëve”, referuar faktit se do të investohet nga Kushner, bashkëshorti i vajzës së presidentit amerikan, Ivanka Trump.