Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrit në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Ajo foli edhe për kampin e emigrantëve në Gjadër, ndërsa ç’do gjë është në rrugën e duhur.
Pyetjes “A keni kaluar nga qendra e Emigrantëve në Gjadër?”, kryeministrja Meloni iu përgjigje:
“Nuk kam pasur kohë. Puna po vazhdon dhe kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit, duke dëshmuar ashtu si kishim premtuar, se jemi në rrugën e duhur”, shtoi Meloni më tej.
Meloni foli edhe për situatën në Ukrainë, teksa tha se Bashkimi Europian duhet të këmbëngulë për një marrëveshje serioze paqeje, e cila do të ketë edhe garanci sigurie për Kievin,
“Mendoj që nuk do të kërkojmë alternativa, por duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar. Të këmbëngulim për marrëveshje serioze paqeje, që të ketë garanci sigurie për Ukrainën. Po punojmë në këtë drejtim”, tha Meloni.
Por ajo që ra në sy ishte veprimi i kryeministrit Edi Rama, i cili largoi çadrën dhe iu ul në gjunjë Melonit, një gjest që ai e ka bërë edhe herë të tjera. Ky show i tij mori vëmendjen e merdiave.