Rama rikthehet në detyrë pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në detyrë pas operacionit të një jave më parë në QSUT.

Ai ka thirrur kryebashkiakët në Kryeministri, në mbledhjen që pritet të fillojë rreth orës 10:00. Takimi i fundit i Ramës me krerët  bashkive ishte në muajin korrik, ku kryeministri u la porosi procesin e legalizimeve.

Në mbledhjen e sotme, fokusi pritet të jetë po te legalizimet por edhe te analiza pas sezonit veror, që nuk ishte në pritshmëritë e qeverisë.

Ndërkohë, edhe pse ditën e djeshme nisi mosbindja civile e opozitës, Rama nuk ka bërë ende një koment për këtë çështje.