Rama paralajmëron bizneset: Do penalizoheni nëse nuk lironi hapësirat publike pranë akseve kombëtare!

31 Korriku është afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare. Në të kundërt kush refuzon do të penalizohet. Ky ka qenë paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama, një ditë para përfundimit të këtij afati dduke paralajmëruar këto biznese që sipas tij, janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore.

Sipas Ramës, pas datës 31 korrik, do të ndiqen masa penalizuese për ata që nuk zbatojnë urdhrin. Mësohet se përjashtim do të ketë për bizneset e ndërtuara me leje, për të cilat Rama ka paralajmëruar një riorganizim të hapësirës së tyre.

31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, shprehet Rama teksa ka publikuar videon e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku e cila inspelton nga afër aksin rrugor Kamëz-Laç.