Rama: Në Shqipëri më mirë se në Angli, këtu punon për të jetuar, atje jeton për të punuar

Për kryeministrin Rama, të jetosh në Shqipëri është më mirë se të jetosh në Angli.

Ai tregoi historinë me një shqiptar në Londër, i cili kishte shkuar në Angli me kamion dhe sot kishte një biznes të vetin, por që nuk kishte shumë kohë për të kaluar me familjen.

Kryeministri u shpreh se shqiptarët kanë një jetë sociale, ndryshe nga ata që jetojnë jashtë vendit, pasi në Shqipëri punon për të jetuar, nuk jeton për të punuar.

Isha në Londër, një superdjalë që bëri shoferin për mua, kishte shkuar me kamion nga Malësia e Madhe.

Më tha kur dola nga kamioni dhe pash qiellin e dija që arrija e s’dija ku të shkoja. Sot kishte kompani sigurimi me punonjës nga të gjithë nacionalitetet, Më tha, fëmijët i shoh dhe shijoj për pak kohë ditën e dielë.

Këtu duhet të bësh 2 punë që të mund të marrësh frymë normal, dhe normalja është që nuk ke jetë sociale.

Kjo jeta sociale nuk është gjë e vogël, sepse nuk do të marrim gjë në botën tjetër dhe vitet ikin.

Në Shqipëria është puno për të jetuar, jashtë është jeto për të punuar”, u shpreh Rama në podcastin e tij.