Partia Socialiste ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, pjesë e të cilit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.
Në mbledhje po diskutohet në lidhje me agjendën parlamentare të kësaj jave, por në fokus do të jetë marrëveshja e mazhorancës me opozitën.
Këta të fundit kërkuan ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore si kusht për normalizimin e situatës në Parlament, të cilët u pranuan nga Partia Socialiste.
Pritet që në mbledhjet e ardhshme të fillojë puna për ngritjen e Komisioneve Hetimore për Koncesionet në Shëndetësi dhe Rrjedhjen e të Dhënave të TIMS.