Rama mban sot fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi fitoi zgjedhjet e 11 Majit duke siguruar 83 mandate. Në një postim në facebook teksa ka falënderuar qytetarët shqiptarët që e zgjodhën Partinë Socialiste si forcë qeverisëse në katër vitet e ardhshme, Rama njofton se festa e fitores, do të mbahet sonte në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej.

“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.