Rama “leksione” fushate, krahason Dibrën me Zvicrën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vijoi turin e takimeve në qarkun e Dibrës, ndërsa përsëriti thirrjen drejtuar emigrantëve të investojnë në tokën e të parëve.

Ai u shpreh se me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, vlerat e pronës në zonë do të dyfishohen dhe për këtë lë afat 5-vjeçar.

Madje, Rama nuk ia kurseu euforinë vetes duke e krahasur Dibrën me Zvicrën.

“Këtë e kam hakmarrje personale. Kur thoja që do vijë dita që Dibra do hapet si horizont turistik, dibranët më shihnin me formën e vet, kushedi sa do me kenë tallur. Kjo është shumë e qartë. Kush jeton në këtë zonë 5 vite kohë ka që ti hyzmet pronave dhe vlerave që janë këtu. Kur të hymë në BE të gjitha do dyfishohen dhe trefishohen do vijë dita që do shkojë kafja këtu kushedi sesa euro. 5 vjet janë përpara për të gjithë emigrantët dhe të gjithë ata që janë këtu të bëjnë planet dhe të shikoni si gjenerata tjetër do të jetojë në një vend njësoj si të ishte Zvicra e Shqipërisë“, theksoi Edi Rama në mitingun e PS në Dibër.