Rama këmbëngul: Kosova duhet të firmosë planin franko – gjerman, ose do të humbasë shansin historik

Kryeministri Edi rama vijon të këmbëngulë se Kosova duhet të firmosë planin franko-gjerman, përndryshe do të humbasë shansin historik për të bërë progres në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, asociacioni për komunat me shumicë serbe do t’i hiqte Kosovës nga këmbët një litar që po e pengon në rrugën e saj drejt NATO-s, Bashkimit Europian dhe OKB-së.

“E kam thënë së samitin e NATO, mbi domosdoshmërinë marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR. Fokusimi tek suksesi dhe jo dështimi i plantit franko gjerman dhe dhënies drejtim të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk duhet mbajtur një litar në këmbë që veç e pengon Kosovën në rrugën e saj dhe veç e largon objektin për tu bërë pjesë e OKB, NATO, BE. Ai litar duhet këputur një orë e më parë. Nuk duhet shkencë, duhet logjikë të ftohtë, për të kuptuar se ai as duke mos u bërë është kthyer në një litar. Do vazhdojë të shtrëngojë këmbët e Republikës së Kosovës. Të mos e shohësh këtë do të thuash që mos të duash t’ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër. Kosova po rrezikon të humbasë shansin historik, të planit franko-gjerman për të bërë një progres në dialogun me Serbinë. Nëse bëhet si duhet në bashkëpunim me aleatët, Serbia s’do lëvizë dot aq lirshëm sa ka lëvizur tërë këtë kohë mes Brukselit dhe Uashingtonit duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në dialog. Kur presidenti Clinton erdhi në Tiranë, më tha: Thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbin mundësinë e planit franko-gjerman. Tregoju si e humbi Arafati dokumentin e marrëveshjes (me Izraelin), pak javë para se unë të dilja nga Shtëpia e Bardhë”, tha Rama.