Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektotale në Vlorë teksa tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa më herët në Kuç të Vlorës bëri parashikimin sesa mandate do të fitonin të dielën, kreu i qeverisë ka vendosur që të këndojë në skenë, së bashku me Noizyn, kënga e të cilit është zgjedhur për fushatën e PS.
“Kam një surprizë për ju dhe dua që se bashku…hajde Noizy këtu hajde. Dua që Noizy dhe unë e ju të këndojmë këngën e jashtëzakonshme që Noizy ka shkuar”-u shpreh Rama para mbështetësve të tij në qytetin bregdetar.
Gjatë performancës së këngës, ishte edhe kryesocialisti Edi Rama që shoqëroi në këndim reperin. Më herët teksa bëri parashikimin në Kuç të Vlorës, Rama tha se PS mund të marrë deri në 88 mandate në këto zgjedhje.
Ai tha se PS ka 78 mandate të sigurta në këto zgjedhje, 4 më shumë se në 2021, por sipas tij, ka një shans 50 % që në 11 Maj të fitojnë 88 mandate, të cilat ai i parashikon në këtë mënyrë: 1 mandat më shumë në Kukës, Vlorë, Durrës dhe Lezhë dhe nga 2 deputetë plus në Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Fier.