Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë mbajtur konferencën e tyre për mediat.
Kryeministri tha ndër të tjera se Shqipëria do mishërojë Europën në Ballkan, se turistët francezë kanë qenë të shumtë dhe vitin që vjen pritet që të jenë akoma më shumë. I pyetur nëse Shqipëria kërkon një korsi më të shpejtë duke u distancuar nga vendet e tjera të Ballkanit, Rama u shpreh se vendit tonë nuk i intereson një datë, pasi këtë process nuk e bën për të bindur të tjerët por për të ndryshuar historinë e vendit tonë.
Kryeministri përmendi edhe faktin që Franca është përballur me dyndje të emigrantëve shqiptarë dhe falenderoi presidentin dhe qeverinë franceze që janë treguar të durueshëm.
“Presidenti dhe qeveria franceze janë treguar të durueshëm në procesin e vështirë që ne kemi bërë kundër kriminalitetit dhe emigrimit të paligjshëm. Kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne e për hir të vërtetës bashkëpunimi në nivelin e sigurisë dhe kundër migracionit të paligjshëm është kthyer në një model dhe për të tjerët. Ky model ka shërbyer për të shpjeguar se si mund të thellohet lufta kundër emigracionit të paligjshëm në origjinë. Do bëjëm çmos që të jemi Europa e Ballkanit. Zgjerimi i BE nuk mund të pengojë zgjerimin e BE.
“Sigurisht që do duhet pak kohë. Pyetja juaj është shprehje e këtij të mësuari të të gjithë ne me idenë se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga burokracia e Brukselit që përfundon me anëtarësimin. E vërteta është se cdo ditë e më shumë në një botë që komplikohet del në pah domosdoshmëria për kompletarizimin me një rrugë paralele, ku vendeve tu jepen sa më shumë hapësira. Bashkimi i Europës të bëhet praktikë. Pyetja niset nga një bazë e gabuar, ne nuk duam të jemi në një korsi preferenciale për të arritur në BE, por duam të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skëndërbeut.
Shqipërisë nuk i intereson një datë, se do mbetej një takim i parealizuar. Nuk e bëjmë këtë proces për ti bindur të tjerët por për të ndryshuar historinë e vendit tonë. Për ta bërë të pakthyshme Europën e Ballkanit që të mos bjerë pre e tundimeve.
Mua Këshilli Europian sot më duket si një familje ky prindërit gjyshërit, fëmijët, kanë të gjithë të drejtë të ndalojnë vendimarrjen.”, tha Rama.
“Franca është e pranishme në Shqipëri me 110 kompani me kapital të përbashkët. 110 kompani janë shumë pak, janë sa një këmbë e Mbappe-së nga pikëpamja ekonomike. Por krahasuar me disa vite më parë kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappesë, tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappesë. Sot jam i lumtur dhe krenar për Shqipërinë që arriti të ishte gati të mirëpriste Francën. Se Francën e mirëpret vetëm kur i pari i v endit troket në derë. Kjo është specifika e Francës, që presidenti i saj të vij në Shqipëri nuk është diçka e lehtë. Prandaj unë jam shumë i lumtur. Ne do të përpiqemi që të mos jemi një nga 6 pjesët e Ballkanit që është europiane kur flet me Europën e bëhet ballkanike kur flet me pesë pjesët e tjera. Ne duam të jemi këtu në Ballkan referenca Europiane e këtij komuniteti ballkanik dhe do vazhdojmë të investojmë për të mishëruar Europën, sepse proceset kanë vlerë për sa kohë transformojnë vetveten. Ky proces nuk është që ne të ikim nga këtu, por që Europa të vijë këtu”,-tha Rama.